Azemi: Të rinjtë e Ferizajt, po zgjedhin “Rrugën e re” për të ardhmen e tyre

22:08 | 19 October 2024
azemi:-te-rinjte-e-ferizajt,-po-zgjedhin-“rrugen-e-re”-per-te-ardhmen-e-tyre

Anëtari i kryesisë  së LDK-së, Visar Azemi ka zhvilluar disa takime me të  rinjtë  e Ferizajt.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të rinjtë e Ferizajt janë duke zgjedhur rrugën për të ardhmen e tyre përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Të rinjtë e Ferizajt, po zgjedhin rrugën për të ardhmen e tyre. Me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, sot Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj iu bashkuan Gramosi, Lorisi, Enesi, Dreni, Denisa, Sylejmani dhe Andi. Bashkimi i tyre me LDK-në, tregon se rinia është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësinë dhe të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë”, ka shkruar Azemi.

Tutje ai ka thënë se Forumi Rinor i LDK-së është  hapësira ku të rinjtë  do të realizojnë  vizionet e tyre.

“Forumi Rinor i LDK-së është hapësira ku ata do të realizojnë vizionet e tyre dhe do të punojnë për mundësi më të mira për të gjithë.Rruga e Re që po ndërtojmë së bashku do të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme. E ardhmja na përket ne”, ka deklaruar Azemi./Front Online/

Komento: