Azemi viziton biznesin që ka 75 punëtor, thotë se LDK e sheh biznesin si shtyllë kryesore të zhvillimit

20:08 | 30 October 2024
azemi-viziton-biznesin-qe-ka-75-punetor,-thote-se-ldk-e-sheh-biznesin-si-shtylle-kryesore-te-zhvillimit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka vizituar sot ”Eurometalin”, një biznes në Ferizaj, i cili ka të punësuar 75 persona.

Bashkë me deputetët Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, Azemi ka takuar pronarin e këtij biznesi Njazi Musliun.

Azemi, ka shkruar se LDK në vazhdimësi ka theksuar se është kundër rritjes së tatimit në pronëdhe e sheh biznesin si shtyllë kryesore të zhvillimit ekonomik.

Postimi i tij:

Bashkë me deputetët Abdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, sot vizituam Eurometalin që aktualisht ka 75 punëtorë.

Ky biznes kosovar që udhëhiqet nga Njazi Musliu, eksporton tash e disa vite në shumë shtete.

Gjatë vizitës, theksuam rëndësinë e këtij sektori për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbështetjen që duhet të ofrohet për të forcuar binzeset kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Po ashtu diskutuam edhe rritjen e tatitmit në pronë që nga janari i vitit të ardhshëm.

LDK në vazhdimësi ka theksuar se është kundër rritjes së tatimit në pronë.

Programi politik “Rruga e Re”, e sheh biznesin si shtyllë kryesore të zhvillimit si dhe mbështet partneritetin ndërmjet qeverisë dhe bizneseve.
Qeveria duhet të jetë lehtësuese me politika fiskale e tregtare që mundësojnë rritje të bizneseve e paga më të mira për punëtorët.

Komento: