Babai bën thirrjen e dëshpëruar për 20-vjeçaren që vuan nga sëmundja e rëndë: “Hiqma kurrizin tim e shpëtoma vajzën”

01:01 | 11 January 2023

“Hiqma kurrizin tim e shpëtoma vajzën”, babai bën thirrjen e dëshpëruar për 20-vjeçaren që vuan nga sëmundja e rëndë.

Jasmina Neziraj vetëm 20-vjeç vuan sëmundja e rëndë e leukemisë akute, për çka i nevojiten 140 mijë euro për shërim jashtë vendit, shumë kjo e papërballueshme për familjen, raporton Gazeta Sinjali.

Hoxha shqiptar, Elvis Naçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare një video ku shihet vajza e cila gjendet e sëmurë në shtrat dhe babai i saj i cili dëshpërimisht kërkon ndihmën e qytetarëve për të siguruar mjetet financiare që janë të nevojshme për transplant.

“I kam thanë doktoreshës, hiqma kurrizin tim, vetëm shpëtoma vajzën”, thotë me lot në sy babai i Jasminës.

“Spitali i ka kërkuar 140 mijë euro. Nuk i kemi”, vazhdon tutje i përlotur babai.

Të dhënat e llogarive bankare nëpërmjet të cilave personat vullnetmirë mund të kontribuojnë për shërimin e Jasminës, janë bërë të ditura në postimin e Naçit.

Komento: