Babai e dërgon James Rodriguezin të gjiganti nga Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Babai e dërgon James Rodriguezin të gjiganti nga Serie A

17:25 | 06 Shkurt 2019

Ylli kolumbian pritet të largohet nga Bayern Munich.

Babai i James Rodriguez ka thënë se mesfushori i Bayern Munichut do ta merrte vendimin e duhur sikur të vendoste t’i bashkohej Juventusit verën që vjen.

Bayern Munichu nuk pritet ta shfrytëzojë mundësinë për ta blerë Jamesin nga Real Madridi për 47 milionë euro këtë verë, prandaj babai i kolumbianit beson se djali i tij do të përshtatej në Juventus, transmeton Express.

“Ai ka marrë shumë oferta”, tha Ëilson Rodriguez.

“Juventus? Ai është shumë i afërt me Cristiano Ronaldon. Për mënyrën sesi e shoh unë futbollin italian, kalimi në Juventus do të ishte vendim i mirë”, shtoi ai.

27-vjeçari i ka shënuar tri gola në 12 paraqitje për gjigantin gjerman këtë sezon, edhe pse është përballur me një lëndim në gju.

Komento: