Babai i 4 vjeçares nuk përmbahet: I kam humbur të gjitha

13:28 | 29 Nëntor 2019

S’mbahet babai i 4 vjeçares në familjen Lala.

Landi Lala është një prej anëtarëve të familjes Lala, e cila humbi të ëmën dhe të bijën nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot ai do t’i përcjellë ato për në banesën e fundit.

Landi nuk ndodhej në shtëpi në momentin që ka rënë tërmeti dhe ka zënë poshtë gjyshen e mbesën. Ai ishte emigrant jashtë shtetit dhe ka ardhur sa më shpejt që ka pasur mundësi.

Mes rrënojave gjeti vetëm disa libra të së bijës, një kukull dhe xhupin e saj. Ariela 4 vjeçe kishte mbyllur sytë bashkë me gjyshen 77-vjeçe.

Mes lotëve, Landi është shprehur:

Unë kam humbur gjithçka, ne jemi shkatërruar”.
Arjela, vetëm 4 vjeç kishte shkuar tek gjyshja për të kaluar disa ditë pushime. Familja Lala ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë më pas në banesën e fundit anëtarët e saj.

Komento: