Babai i Astrit Deharit thotë se raporti ka ardhur me 4 tetor.
Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, ka thënë se raporti ka ardhur në vendin tonë prej datës 4 tetor dhe është vonuar qëllimisht.
Këto komente Avni Dehari i bëri në emisionin Pressing në T7.
Sot edhe zyrtarisht në ekspertizën e ardhur nga instituti mjekësor Zvicra është vërtetuar se Astrit Dehari, aktivisti i Vetëvendosjes, nuk e ka privuar vetën nga jeta.
“Raporti ka ardhur me datën 4 tetor”, thotë Avni Dehari.
“Nuk i kuptojmë këto vonesa. U arsyetuan se raporti u dërgua për përkthim. Por ata thanë se përkthimi do zgjaste diku tre ditë. Nuk na lejuan që të shohim raportin origjinal”, shtoi ai