Babai i deputetes Kica-Xhelili flet për Kurtin: Jemi me fat që e kemi, është një enciklopedi e gjallë

10:33 | 23 Shtator 2023
babai-i-deputetes-kica-xhelili-flet-per-kurtin:-jemi-me-fat-qe-e-kemi,-eshte-nje-enciklopedi-e-gjalle

Remzi Kica, babai i deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e cila dikush ishte pjesë e grupit parlamentar e VV-së, ka thënë se vendi është me fat që ka një kryeministër si Albin Kurti.

Kica ka thënë se i pari i qeverisë është një ‘enciklopedi e gjallë’.

Ndër të tjera babai i deputetes së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kurti ka qenë një studentë i aftë.

“Që në fillim do të them se Albin Kurti si politikan nuk dua ta vlerësoj meqë i ka vlerat e veta. Por, për sa i përket anës tjetër, arsimimit të tij qoftë në shkollën e mesme, qoftë student, Albin Kurti ka qenë student i shkëlqyeshëm dhe për mendimin tim personal studentë më të aftë Kosova nuk ka pas dhe vështirë që do të kenë. Do më thënë Albin Kurti është një enciklopedi e gjallë, prandaj fati i mirë është që e kemi edhe kryeministër dhe shpresoj që edhe në atë aspekt të jetë i mirë.” – ka thënë ai./GazetaSinjali/

Komento: