Babai i foshnjës i kishte parë copat e trupit, aty filloi tragjedia për familjen

21:27 | 21 December 2022
spital peja

Vazhdon të jetë kryefjalë e mbrëmjes, skandali që ngjau në Spitalin e Pejës, atje ku raportohet se një foshnje e vdekur ishte vënë në lavatriçe nga dikush prej stafit të spitalit.

Në rrëfimin për Ineksonline, babai i foshnjës, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ka thënë se dyshimet filluan në momentin kur nga stafi refuzuan ta lënë të lirë kufomën.

Spitali fillimisht refuzoi ta lirojë trupin e vdekur të fëmijës së tij, teksa dyshimet u konfirmuan kur babai veçse i pa copat e trupit.

Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë gjegjëse, Shkodran Nikçi, ka thënë për Nacionalen se rasti ka ndodhur javën e kaluar, teksa hetimet janë duke vazhduar.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha ndër tjerash ai.

Komento: