Babai i Lionel Messit ka filluar bisedimet me gjigantin evropian.
Ai tashmë po diskuton kushtet me Manchester Cityn, raportojnë mediet e ndryshme.
Të martën mbrëma u zbulua se Lionel Messi dëshiron të largohet nga Barcelona këtë verë, pas një sezoni zhgënjyes, pa asnjë trofe.
Disa top klube evropiane janë të vendosura në gatishmëri të lartë, përfshirë edhe Manchester Cityn dhe Pep Guardiolan.
Sipas RAC1 dhe TyC Sports, Jorge Messi ka arritur në Mançester për të diskutuar kushtet me skuadrën e Premierligës.
Raportet thonë se babai i Messit po diskuton rreth një marrëveshje dy vjeçare me Cityn, megjithëse ende nuk është e qartë nëse skuadra e Premierligës do të duhet të paguajë një shumë për transferimin e argjentinasit.