Babai dhe njëkohësisht menaxheri i Lionel Messit, Jorge, raportohet se e ka pranuar një ofertë të jashtëzakonshme prej 1,2 miliard eurove nga Al-Hilal.
Në fakt, ylli argjentinas do ta merrte këtë shumë në Arabinë Saudite për dy sezone, që i bie se kampioni i botës do të paguhej plot 600 milionë euro në vit, një rrogë kjo stratosferike.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Foot Mercato”.
Kjo shifër do të ishte sa tri herë rroga e Cristiano Ronaldos, e cila thuhet se në Al-Nassr paguhet 200 milionë euro në vit.
Edhe pse raportohet se preferencë e Messit është rikthimi në Barcelonë, por limiytet financiare të gjigantit katalunas mund ta detyrojnë atë që të mos i presë më “Blaugrana” dhe ta pranojë ofertën e parefuzueshme dhe të parezistueshme që i ka ardhur nga Lindja e Mesme.
Messit do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të qershorit dhe do të jetë i lirë ta zgjedh klubin e tij të ardhshëm.
35 vjeçari ka ofertë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ekipi Inter Miami.