Babai i Thaçit për vizitën në Hagë: I thash mos u mërzit, marre sen s’ke ba

21:25 | 16 February 2023

Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit ka folur për vizitën që ia ka bërë djalit të tij në Hagë.

Ai ka thënë se në Hagë i ka thënë Hashimit ‘mos u mërzit, marre sen s’ke ba’.

Haxhiu gjithashtu ka thënë se Hashimi ishte mirë, dhe se i ka falënderuar për vizitën.

“Po ta kisha shëndetin e kisha marrë një banes edhe isha shku me vizitu çdo ditë. Mirë ish mirë, na falënderoj që shkum. I thash mos u mërzit, marre sen s’ke ba. Ai nuk u dok që po mërzitet. Ka hup shumë peshë atje në Hagë, kur e kam pa, dojke me ma përhumb thojkë që po bën aktivitete sportive atje shumë. Ata atje po qëndrojshin së bashku të gjithë. Me mbet marak se nuk i pash edhe të tjetër”, ka thënë ai në Kanal10.

Komento: