Historia qe ka thyer rrjetin.
Kjo histori e trishtë të rrëqeth shpirtin, ky që shikni në foto është vogëlushi dy vjeçar që po thyen rrjetin dhe zemrat e të gjithëve teksa gjendet mbi varrin e të atit. Babai i tij humbi jetën në moshë të re dhe e la akoma pa festuar ditëlindjen e tij të parë.
Darren Langton, babai i vogëlushit në fjalë u nda nga jeta në moshën 33 vjeçare, në mënyrë të papritur dhe për shkaqe të panjohura në banesën e tij në Dorchester.Ai vdiq tre ditë para se vogëlushi të festonte ditëlindjen e tij të parë, në tetor të vitit 2017.
Harvey dhe nëna e tij Jessica Pillinger vizitojnë çdo të dielë varrin e të afërmit të tyre. Nëna e vogëlushit ka ndarë një video ku vogëlushi i këndon lamtumirën të atit.
Në foto tregohet marrëdhënia e tij e veçantë me kujtimin e babit. Duke mos kuptuar ende ai i tregon babit lodrat e tij të preferuara.
Nëna e Harvey-t është kujdesur të mbajë gjithmonë gjallë kujtimin e bashkëshortit të saj.
Video emocionuese tregon se si vogëlushi në mënyrë të përsëritur i thotë ‘bye bye’ të atit.