‘Babai ka abuzuar me mua dhe motrën’, vajza rrëfen historinë tronditëse

09:36 | 08 June 2022

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, këtë të martë kanë sjellë rrëfimin tronditës të një vajze 17-vjeçare, e cila ka treguar se abuzohej seksualisht nga babai i saj.

17-vjeçarja ndodhet jashtë Shqipërisë dhe ka ikur nga “kthetrat’ e babit monstër, por e ka treguar historinë për të shpëtuar motrën dhe vëllain e saj që jetojnë ende në atë familje.

Jistoria e saj filloi kur ishte vetëm 11-vjeçe. Ajo tregon se në një moment babai i futet në dhomën ku flinte bashkë me vëllain dhe motrën dhe e dërgon në dhomën e tij të gjumit, pasi mamaja kishte shkuar në punë. Vajza thotë se sapo e ka futur në dhomë e ka zhveshur, dhe më pas ka filluar edhe vetë të zhvishet lakuriq, dhe të bëjë veprime të turpshme. Sipas të resë ajo është abuzuar me mijëra herë nga babai i saj, por jo vetëm ajo, pasi babai monstër ka kryer të njëjtat gjëra edhe me motrën e saj të vogël.

17-vjeçarja rrëfen gjithashtu se edhe pse ka marrë guximin që këtë gjë të pështirë t’ia rrëfejë edhe mamasë, ajo nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur të vegjlit e saj, përkundrazi vijon të qëndrojë në të njëjtën çati me të. Ndërkohë në rrëfimin e saj drithërues dhe tragjik, vajza tregon se babai përveç dhunës seksuale ushtronte dhe dhunë fizike, por sërish mamasë së saj nuk i bënte aspak përshtypje.

Adoleshentja ka kërkuar me forcë që babai i saj të dënohet për krimet që ka bërë, pasi sipas saj ai nuk abuzonte vetëm me vajzat e veta, por edhe me vajza të tjera.

Komento: