Kujdestaria për fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë, vetëm për nënat. Po presin me orë të tëra që të marrin ndonjë informacion për gjendjen e fëmijëve të tyre, që i kanë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Por, kjo po u pamundësohet këtyre prindërve.
Dallimet gjinore, në lidhje me kujdestaritë brenda klinikës kanë bërë që baballarët të mbesin jashtë.
Edhe pse kjo gjë nuk është e rregulluar me ligj, kjo ndarje gjinore për kujdestari po praktikohet tash e sa vite.
Vizitat të cilat ju lejohen gjinisë mashkullore në Pediatri, janë shumë të shkurtra.
Kurse natën atyre nuk i’u lejohet hyrja fare.
E përjashtime nuk bëjnë as në raste kur nënat nuk janë të pranishme, pasi që baballarëve iu kërkohet të thërrasin dikë të gjinisë femërore.
E këtij vendimi duket se i ka paraprirë ndonjë përvojë e hidhur, e shkaktuar nga vetë baballarët e fëmijëve.
Por, vetë nënat duken se janë ato që nuk po pajtohen me këtë vendim.
E ato nëna të cilat i kanë fëmijët të diagnostikuar me sëmundje më të rënda, tregojnë se prezenca e të dy prindëve shumë e nevojshme.
Në lidhje më këtë ndarje gjinore, ka reaguar edhe sociologu Ardian Gola, nisur nga një përvojë personale që kishte pasur në Pediatri.
E si Gola, mendojnë edhe shumë të tjerë të cilët përmes komenteve kanë përkrahur ankesën e tij.