Babë e bir dyshohet se janë të plagosurit në Prizren, pronarë të argjendarisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Babë e bir dyshohet se janë të plagosurit në Prizren, pronarë të argjendarisë

18:32 | 15 Nëntor 2021

Të plagosurit në Prizren dyshohet se janë babë e bir, pronarë të argjendarisë.

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një tentim-grabitjeje në Prizren. Të plagosurit dyshohet se janë babë e bir, pronarë të argjendarisë ku ndodhi tentim-grabitja e armatosur.

Sipas policisë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sipas informacioneve të plagosurit dyshohet se janë babë e djalë, pronarë të argjendarisë, por janë jashtë rrezikut për jetë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjentari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Osmanollaj.

Të dyshuarit ndodhen në arrati.

Komento: