Babi i Morenës feston ditëlidjen, Morena ia bën një dhuratë të shtrenjtë

18:13 | 14 April 2019

Babai i Morenës sot feston ditëlindjen.

Dita e sotme është një ditë e veçantë për këngëtaren Morena Taraku pasi babai i saj feston ditëlindjen.

Bukuroshja ka vendosur që ta urojë në një mënyrë speciale, publikisht, ndërkohë ka shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram edhe dhuratën që i ka bërë në ditën e shënuar.

“Disa njerëz nuk besojnë në heronj, por ata nuk kanë takuar babanë tim!”- mbishkruan Morena në foton ku shfaqet babai i saj.

Siç mund ta shikoni më poshtë, ajo ka vendosur që për ditëlindje t’i dhurojë atij një orë nga marka e njohur “Rolex”, e cila realisht duket shumë e kushtueshme.

Komento: