Babi i Neymarit jep një lajm që pak kush priste

23:11 | 26 Mars 2019

Babai i Neymar thotë se sulmuesi i Brazilit tashmë po kërkon të zgjasë kontratën me Paris Saint-Germain.

Neymar da Silva Santos thotë në një intervistë të botuar se ka gjasa te mëdha se djali i tij do të qëndrojë në klubin francez pas përfundimit të kontratës së tij të tanishme përcjell ORAinfo.

Neymar është në vitin e dytë të një marrëveshjeje pesëvjeçare.

“Ai është gjithmonë ndër objektivat (transferuese),” tha Santos për uebsajtin e lajmeve UOL. “Por kjo nuk do të thotë se ai do të shkojë në një klub apo në një tjetër.

“Emri i tij ka qenë pjesë e spekulimeve që në moshën 17-vjeçare, kur ai ka debutimin e tij profesional. Neymar ka dy transferime në jetën e tij, por ka pasur 10 vjet spekulime”, ka thënë babai i tij.

Neymar u transferua nga Barcelona te PSG për 201 milionë euro në 2017. 27-vjeçari brazilian po shërohet nga një dëmtim i këmbës dhe pritet të kthehet në prill./ORAinfo/

Komento: