Ish sulmuesi i Milanit Carlos Bacca ka nisur një sulm ndaj klubit të Milanit për atë që ai e percepton si mungesë të ‘pasionit’.
Në sezonin 2015-2016 kolumbiani përfundoi me 18 gola në 38 ndeshje, duke luajtur shpesh dhe me dëshirë si startues dhe duke demonstruar vlerën e tij përballë golit.
Bacca foli për gazetën spanjolle AS dhe kujtoi disa nga përvojat e tij të mëparshme, duke filluar me të kohën në Sevilla, përcjell ORAinfo.
“Kombinimi i të qenit i lumtur brenda dhe jashtë fushës që pata te Sevilla është më e mira e jetës sime,” tha ai.
Por këtë ndjenje nuk e kishte edhe të Milan. “Unë mendoj se futbolli nuk përjetohet me pasion në Milano, të paktën jo aq sa në Seville”, ka thënë Bacca. /ORAinfo/