Ekipi shqiptar Bad News Eagles shënon fitore ndaj ekipit serb iNation
Bad News Eagles kanë shënuar fitoren e parë në turneun kualifikues për BLAST Premier Spring CS:GO.
Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo1’ ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 19-17 në të mirë të ekipit Bad News Eagles.
Dyshja Flatron ‘juanflatroo’ Halimi dhe Rigon ‘rigoN’ Gashi ishin kyç në fitoren e ekipit shqiptar.
Kjo ishte ndeshja e parë për ekipin Bad News Eagles në turneun kualifikues RES Eastern European Masters Spring 2023.
Në ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të përballen me ekipin bullgar VOYVODA.