Bahtijari i tha dëshmitarit se do t’ia vrisnin djalin nëse dëshmon në Speciale, thuhet në aktakuzë

15:59 | 08 Korrik 2024
bahtijari-i-tha-deshmitarit-se-do-t’ia-vrisnin-djalin-nese-deshmon-ne-speciale,-thuhet-ne-aktakuze

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar të dy versionet e para të aktakuzës së përbashkët në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se versioni i redaktuar publik i asaj aktakuze është aktualisht i disponueshëm dhe mund të shihet këtu.

“ZPS-ja dorëzoi aktakuzë të përbashkët konfidenciale më 12 janar 2024. Versioni i redaktuar publik i saj u parashtrua më 3 korrik 2024 dhe mund të lexohet në Dokumentacionin Gjyqësor Publik. Më pas, më 8 shkurt 2024, Gjykatësi I Procedurës Paraprake udhëzoi ZPS-në ta parashtronte sërish aktakuzën, gjë që u bë më 27 shkurt 2024”.

“Versioni i redaktuar publik i asaj aktakuze është aktualisht i disponueshëm dhe mund të shihet këtu. Pas kësaj, ZPS-ja kërkoi ta ndryshonte atë aktakuzë dhe kjo kërkesë është ende për shqyrtim prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake”, thuhet në njoftim.

Në aktakuzën e publikuar, sipas Zyrës së Prokurorit të Speciales, thuhet se më 5 prill 2023, Bahtijari i ishte afruar dëshmitarit 1 dhe i kishte thënë të tërhiqte dëshminë.

“Procedurat e KSC-së dhe (ii) i konfirmuan Dëshmitarit 1 se dështimi për ta bërë këtë mund të rezultonte me vrasjen e Dëshmirarit 1 ose djalit të Dëshmitarit 1”, thuhet në njoftim. /

Komento: