Agim Bahtiri me fjalë të mëdha për Albin Kurtin.
I aderuar së fundi në VV, ai tha se ky qysh kur ka ardhur në Kosovë ka qenë i pajtimit me mendimet e Albin Kurtit.
Bahtiri tha se raportet me Pacollin janë shumë të mira por që politikës në vend i duhet një qeverisje tjetër.
Ndryshe Bahtiri e ka krahasuar Kurtin me një “LIS”.
“Me mendimin e Kurti kam qenë prej që jam ardhë në Kosovë. Mu ka dukë që ky njërin e do Kosovën dhe jo intereset personale. Pacollin e kam mikë të familjes, por politika që i nevojiten këtij vendi unë kam dashur të i ndihmoj Kosovës dhe mendoj që është i vetmi njeri që meriton fitore, unë do ti bëj një argat të fuqishëm. Albini është një lis që i lëshon që nuk i pyet të tjerët për ti lëshuar rrënjët e vet”, ka thënë Bahtiri në T7.