Bahtiri: E kam lexuar draftin për Asociacionin, nuk do zbatohet asnjëherë

20:57 | 30 Nëntor 2023
bahtiri:-e-kam-lexuar-draftin-per-asociacionin,-nuk-do-zbatohet-asnjehere

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se e ka lexuar draftstatutin për Asociacionin  e Komunave me Shumicë Serbe, dhe i njëjti sipas tij nuk do të zbatohet asnjëherë.

Ai në “Debat Plus” tha se Asociacionin e kërkuar nga evropianët nuk e zbaton as kryeministri Albin Kurti e as presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“E kam lexu draftin… çdo gjë që folët për të është i kotë. Mendoj që s’do zbatohet asnjëherë. Për arsye se nuk e bën as Albini as Vuçiqi. Janë do pika para se me ardhë te statuti apo drafti që duhet me u përpilu, duhet së pari Serbia t’i bëjë disa hapa dhe ajo nuk i bën”, tha ai.

Tutje Bahtiri tha se Bashkimi Evropian nuk ka fuqi ta bind Serbinë për ta njohur shtetin e Kosovës, kjo sipas tij do të thotë se edhe marrëveshja eventuale do të dështojë.

“Bashkësia ndërkombëtare sidomos BE, nuk ka fuqi për ta implementuar këtë marrëveshje. Po ju them se kam qenë në debat kam qenë në negociata dhe e kam parë fuqinë e BE-së për të vepruar kur është në fjalë Serbia. Është e pamundshme ta bindë Serinë për ta njohur Kosovën, ajo pikë nuk kalon, pa kalu ajo nuk bëhet asgjë”, tha ai.

Komento: