Bahtiri ‘godet’ AKR-në me deklaratën e fundit

23:34 | 17 Dhjetor 2019

Bahtiri ka bërë një ‘goditje’ për ish-partinë e tij.

Anëtari i VV-së, Agim Bahtiri ka përmendur ish-partinë e tij, AKR-në.

Kur ishte pyetur se pse LDK dhe VV nuk po merren vesh për disa pozita në qeverisje, ai ka thënë se këto dy parti po tregohen parimore dhe ka marrë shembuj të partive tjera të cilat kanë qeverisur në Kosovë.

“Pazare ka bërë AKR’ja kur i ka marrë pesë ministri me dy deputetë”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri ka qenë ish-anëtar i AKR’së por kishte hequr dorë nga ajo parti pasi kishte cituar parregullsi në veprimet e anëtarëve të saj. Gjithsesi ai ka thënë se ende ka respekt për kryetarin e kësaj partie, Behgjet Pacollin.

Komento: