Bahtiri i bën thirrje Vjosa Osmanit ta shtyejë seancën për mocionin

20:02 | 23 Mars 2020

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kërkon nga kryesia e Kuvendit që ta shtyejnë seancën për mocionin

Ai përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se Seanca e Kuvendit Komunal të Mitrovicës e paraparë të mbahet më 26.03.2020, është shtyer për një afat të pacaktuar.

“Ky vendim i marrë nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, pas një konsulte që kishte me mua si Kryetar i Komunës, është i mbeshtetur në Vendimin nr. 01/09 të dt. 13.03.2020 të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus COVID 19 paragrafi 9 i këtij vendimi, përmes te cilit “reduktohen në veprime esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të shëndetësisë dhe te sektorit te sigurisë”, ka shkruar Bahtiri.

Ai tutje i ka bërë thirrje kryeparlamentares Osmani, që ta shtyej në një kohë të përshtatshme seancën e thirrur nga LDK.

“Në këtë kuadër, ftoj edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, që të shtyej për një kohë të përshtatshme seancën e thirrur për mocionin e ngritur nga LDK-ja, pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për masa mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19.

Komento: