Bahtiri i reagon Thaçit: Kam prit se do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt

18:19 | 06 Prill 2020

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka reaguar pas padisë që i ka bërë Presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se ka pritur nga Thaçi që këtë ta bënte dikur ndaj ish anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Postimi i plotë:

Jam i befasuar me veprimin e bërë presidenti Thaçi, pasi që unë kam prit se ai do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt, e jo mua. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam kërcënuar askënd personalisht, e aq më pak familjen e askujt. Unë jam i gatshëm 24 orë në ditë që t’i jepi sqarime organeve të drejtësisë, pavarësisht se një herë veçse kam dhënë deklaratë. Megjithatë, kushdo që dëshiron informacione shtesë për këtë çështje mundet ta kontaktoj avokatin tim, Tomë Gashi.

Pavarësisht kësaj, unë po vazhdoj angazhimin e tim të pandërprerë për t’ju qendruar pranë qytetarëve të Mitrovicës në këtë kohë të vështirë që po kalon bota me pandeminë e koronavirusit COVID-19. Gjithë angazhimi im do të jetë i fokusuar në lehtësimin e jetesës së qytetarëve, ndërsa atyre që merren me ndryshim të kontekstit të deklaratave të mia, ju them që është më mirë që këtë energji negative ta shndërroni në energji pozitive për Kosovën. AB

Komento: