Bahtiri kërkon seancë të jashtzakonshme për ‘bashkimin’ e Mitrovicës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bahtiri kërkon seancë të jashtzakonshme për ‘bashkimin’ e Mitrovicës

21:19 | 20 Dhjetor 2018

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thirrur një mbledhje të jashtzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës ku do të bëhet shqyrtimi i ligjit për kufijtë administrativ.

Mbledhja pritet të mbahet të hënën me fillim prej orës 10:00.

Në rend të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i konkluzionit të datës 30 nëntor për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativ, lidhur me bashkimin e qytetit.

E nisma paraprake e Bahtirit për bashkimin e qytetit ishte cilësuar si jo ligjore.

Komento: