Bahtiri kërkon t’i ofrohet oksigjen ish-punëtorit të Trepçës

19:35 | 28 Nëntor 2020

Reagon Bahtiri.

Ish-punëtorit të Trepçës, Sokol Begut, që vuan nga sëmundjet kronike të mushkërive dhe diabetit, të premten i është ndërprerë furnizimi me oksigjen. Për këtë, nga Spitali i Mitrovicës është thënë se Begu nuk ka qenë duke përdorur oksigjen.

Kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ka deklaruar se qasja e drejtorit të Spitalit ndaj ish-punëtorit të “Trepçës”, është e papranueshme dhe e patolerueshme.

Bahtiri përmes Facebook ka kërkuar që drejtori i Spitalit të reagojë në mënyrë urgjente lidhur me rastin.

“Me këtë rast kërkoj nga drejtori i Spitalit që në mënyrë urgjente t’i ofroj oksigjen Sokol Begut, nga të cilët varet jeta e tij dhe njëkohësisht t’i kërkoj falje pacientit për fyerjen e bërë”, ka shkruar ai.

Komento: