Bahtiri kërkon “zgjedhje” nga opozita – e ngatërroi me fjalën “zgjidhje”: Mos rrini nëpër skuta

14:40 | 28 Prill 2026
bahtiri-kerkon-“zgjedhje”-nga-opozita-–-e-ngaterroi-me-fjalen-“zgjidhje”:-mos-rrini-neper-skuta

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri ka kërkuar “zgjedhje”, por duke e përdorur këtë fjalë gabimisht në vend të fjalës “zgjidhje”, ndërsa i bëri ftesë opozitës që të marrë pjesë në vazhdimin e seancës për zgjedhjen e Presidentit, që pritet të vazhdojë pas pak.

Ndërsa po shkonte në sallën kryesore të Kuvendit, Bahtiri u ndal shkurtimisht te gazetarët.

“Populli ka votuar për të ardhur në seancë për të bërë zgjedhje, e jo me ndejtë nëpër skuta”, tha ai, duke folur për partitë opozitare.

Komento: