Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës.
Pavarësisht se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i ka kthyer përgjigje negative, Agim Bahtiri po vazhdon me idenë e tij për bashkimin e Mitrovicës.
Kreu i pjesës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri po vazhdon me idenë e tij për bashkimin e Mitrovicës, pavarësisht se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kthyer përgjigje negative.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka publikuar formularin e peticionit për bashkimin e Mitrovicës.
“Nga nesër në Mitrovicë do të nis nënshkrimi i PETICIONIT për inicimin e procedurës për Ndryshim – Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore”, ka shkruar Bahtiri.
Postimi i plotë i Bahtirit pa ndërhyrje:
Nga nesër në Mitrovicë do të nis nënshkrimi i PETICIONIT për inicimin e procedurës për Ndryshim – Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore.
Qytetarët do të kenë mundësi të nënshkruajnë në disa pika të organizuara nga vullnetarët nëpër pjesët e ndryshme të qytetit.
Shpërndajeni që të informohen të gjithë.