Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti luftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri

21:08 | 19 October 2024
bajqinovci:-edhe-isa-mustafa-e-pranoi-se-kurti-luftoi-kunder-bandave-ne-veri,-opozita-po-e-refuzon-kete-realitet-te-ri

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pranuar  publikisht se Albin Kurti ka luftuar  kundër bandave kriminale në veri dhe se gjendja atje është dukshëm më e mirë.

Siç shkruan Bajqinovci, derisa Mustfa e pranoi këtë realitet të ri, opozita ende nuk po arrin ta bëjë.

“Sot, edhe kryetari i Lumirit, Isa Mustafa, e ka pranuar publikisht se Albin Kurti ka luftuar me vendosmëri kundër bandave kriminale në veri dhe se gjendja atje është dukshëm më e mirë. Ndërkohë, kryetari aktual i LDK-së por edhe opozita vazhdon të refuzojë të pranojë këtë realitet të ri, duke u përpjekur të mohojë arritjet e qeverisë në rikthimin e rendit dhe sigurisë.

Rezultatet janë të qarta: Kosova është më e fortë dhe më e sigurt se kurrë më parë”, shkruan Bajqinovci.

Komento: