Bajqinovci ‘garanton’: Nuk cënohet asnjë ushtar me hapjen e urës, asnjë

00:02 | 28 Gusht 2024

Sipas deputeti të LVV-së, Mefail Bajqinovci, vizita e shefit të CIA-s në Kosovë, William Burns, nuk kishte të bënte me çështjen e urës mbi Ibër.

Gjatë një interviste në RTK, ai madje “siguroi” se me hapjen e saj “nuk cënohet asnjë ushtar”.

“Shefi i CIA-s nuk ka ardhë për urë, por nuk cënohet asnjë ushtar me hapjen e urës, asnjë”, tha ai.

Deputeti i VV-së shtoi më tej se Kosova “është vonuar” me hapjen e urës.

“Asnjëherë nuk kemi dhanë datë… Ura duhet të hapet, jemi vonu – kjo urë është dashur të hapet edhe me marrëveshjen e Brukselit”, tha deputeti.

Komento: