Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se LDK është kundër mërgatës, derisa e ka quajtur hipokrizi që kërkojnë vota dhe njëkohësisht janë kundër shtyrjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se VV ka propozuar që regjistrimi të shtyhet deri më 29 dhjetor, por LDK doli kundër dhe kjo pasi e dinë se mbi 99% e mërgatës mbështet Albin Kurtin.
Postimi i tij i plotë:LDK kundër mërgatës!
Është hipokrizi e pastër kur një parti kërkon votën e mërgatës, ndërsa në të njëjtën kohë voton kundër shtyrjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit
Lëvizja VETËVENDOSJE! propozoi që regjistrimi të shtyhet deri më 29 dhjetor, për t’u dhënë mundësi sa më shumë bashkatdhetarëve tanë të regjistrohen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Por LDK zgjodhi të jetë kundër.
Pse? Sepse e dinë shumë mirë që mbi 99% e mërgatës mbështet Albin Kurtin.E drejta për të votuar duhet të lehtësohet, jo të pengohet.