
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar sot se kryeministri Kurti po heziton me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse e di që s’mund t’i afrohet shifrave që ka patur herën e kaluar.
Pas kësaj deklarate të Krasniqit ka ardhur menjëherë reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i këtij subjekti politik, Mefail Bajqinovci, tha për “Gazeta Blic” se Memli Krasniqi është një politik me mungesë të kredibilitetit politik.
Bajqinovci tha se Krasniqi është politikan i ‘përdorur e stërpërdorur’ nga politika e vjetër të cilët janë të identifikuar me korrupsion masiv.
“Memli Krasniqi është një politikan i përdorur e stërperdorur nga eshalonet e politikës së vjeter të cilat janë identifikuar me korrupsion masiv, klientelizëm sistematik, e përqendrim e gllabërim të pronave shoqerore e publike në duar të një numri të vogel të njerezve të pasuruar në menyre të jashtëligjme”
“Si i tille, ai jo vetem që është politikan krejëtsisht me mungesë të kredibilitetit politik, por edhe një politikan tipik në krizë të artikulimit e argumentimit politik sa e bën të shfaqet kështu edhe jo serioz. Juve ju kujtohen perbetimet e tij se LVV dhe Kurti nuk i arrijne kurr 50%. Prandaj, ai duket se po flet perqartë dhe i sikletosur nga mungesa e autoritetit politik si brenda PDK-së ashtu edhe jashtë saj” tha Bajiqnovci./Front Online