
Mefail Bajqinovci ndër meshkujt më të votuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Deri dy javë para fillimit të fushatës zgjedhore, Mefail Bajqinovci, ishte njëri ndër gazetarët më të njohur kosovar.
Si autor i emisionit “Pulsi” që transmetohej në KTV, Bajqinovci, la këtë zanat, duke hyrë në politikë.
Rreth 14 ditë para se të fillonte fushata zgjedhore, Mefail Bajqinovci, u prezantua në Lëvizjen Vetëvendosje, nga kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari, Glauk Konjufca.Ai u pa si prurja më e madhe e kësaj partie dhe ashtu ndodhi.
Edhe pse ishte për herë të parë në ndonjë garë politike, Mefail Bajqinovci, në zgjedhjet e 6 tetorit, ka arritur që t’i grumbullojë 14,453 vota.
Kështu që, përkundër që ishte aderimi më i fundit i LVV-së, Bajqinovci, arriti që të jetë i teti nga meshkujt e VV-së, që ka marrë më së shumti vota.Ai tashmë e ka siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës, duke u bërë kështu për herë të parë deputet.