Bajqinovci: Nuk e ndryshojmë kandidaten për kryetare të Kuvendit

08:44 | 23 Prill 2025
bajqinovci:-nuk-e-ndryshojme-kandidaten-per-kryetare-te-kuvendit


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka konfirmuar sot se partia e tij nuk ka në plan të ndryshojë kandidaten për postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, pavarësisht dy dështimeve të mëparshme për zgjedhjen e saj.

“Jo, jo nuk e ndryshojmë kandidaten. Mbetet Albulena Haxhiu përsëri,” u shpreh shkurt Bajqinovci për FrontOnline, duke e bërë të qartë qëndrimin e Vetëvendosjes për të vazhduar me kandidaturën e Haxhiut.

 

Komento: