Bajqinovci: Opozita në Kosovë dhe Vuçiqi po ndjekin të njëjtën linjë në sul*met kundër Kryeministrit Kurti

20:08 | 12 October 2024
bajqinovci:-opozita-ne-kosove-dhe-vuciqi-po-ndjekin-te-njejten-linje-ne-sul*met-kunder-kryeministrit-kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita dhe Vuçiq, po e ndjekin të njëjtën linjë në sulme kundër kryeministrit, Albin Kurti.

Bajqinovci tutje ka thënë se qëndrimet e opozitës nuk dallojnë shumë nga retorika që vjen nga Beogradi, duke theksuar çështjet e veriut të Kosovës.

Ndër të tjera, ai ka thënë se opozitës duket se i mungon vetëm Lista Serbe dhe Radojçiqi për t’u bërë një me agjendën serbe.

“Tashmë është e qartë se opozita në Kosovë dhe Vuçiqi po ndjekin të njëjtën linjë në sulmet kundër Kryeministrit Albin Kurti. Çka është edhe më shqetësuese është se qëndrimet e opozitës nuk dallojnë shumë nga retorika që vjen nga Beogradi, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet e veriut të Kosovës. Në vend që të përkrahin forcimin e shtetit dhe largimin e strukturave të paligjshme, disa prej tyre preferojnë të godasin qeverinë. Opozitës duket se i mungon vetëm Lista Serbe dhe Radojçiqi për t’u bërë një me agjendën serbe. Kosova ka nevojë për mbrojtje të integritetit të saj, jo për sulme të orkestruara nga brenda dhe jashtë.” – ka shkruar Bajqinovci.

Komento: