Bajqinovci rendit “sukseset” e Qeverisë Kurti: Kosova po përparon me hapa të mëdhenj

22:36 | 14 Shtator 2024
bajqinovci-rendit-“sukseset”-e-qeverise-kurti:-kosova-po-perparon-me-hapa-te-medhenj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në Facebook, për rezultatet e Qeverisë Kurti.

Ai në postim ia bëri ‘tag’, shefit të tij, Albin Kurti, teksa më pas nisi t’i numëronte “të arriturat”.

Ndër tjersh, Bajqinovci ka thënë se ekzekutivi shpërndau 1.2 miliard euro për qytetarët dhe bizneset.

“Në këto tri vite e gjysmë qeverisje të kryeminstrit Kurti, kemi rishpërndarë rreth 1.2 miliardë euro te qytetarët dhe bizneset përmes masave të ndryshme, pa krijuar borxhe të reja. Borxhi për mallra dhe shërbime nga qeveritë e kaluara, i cili në vitin 2020 ishte 140 milionë euro, sot është ulur në vetëm 33 milionë”, ka shkruar ai.

Bajqinovci postimin e përmbylli duke përmendur organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Kosovë në vitin 2030.

Komento: