Mefail Bajqinovci ka reaguar pas protestës së organizuar nga grupet djathtiste në pikën kufitare në Jarinjë.
Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka shkruar se Serbia po e vijon skenarin e viteve të ’90-ta në Ballkan, duke shtuar se Serbia është në krah me Rusinë dhe Kinën, kurse Kosova me SHBA-të, BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar.
“Serbia vijon me skenarin e njëjtë të aplikuar në vitet 90’ta në Ballkan, pra, me barrikada e tubime ekstremistësh. Kosova vijon në anën tjetër hapat e kujdesshëm të vendosjes së rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit e bashkërendimit me aleatët tanë. Ata duan trazira. Ne duam rend dhe ligj. Ata duan të kthehen prapa në kohë. Ne duam të ecim përpara. Ata me Rusinë dhe Kinën. Ne me Amerikën, BE-në e Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar ai.