Bajqinovici: Opozita po ankohet se nuk ka hapësirë mediale, por prej mëngjesit deri në darkë janë nëpër emisione

13:08 | 18 October 2024
bajqinovici:-opozita-po-ankohet-se-nuk-ka-hapesire-mediale,-por-prej-mengjesit-deri-ne-darke-jane-neper-emisione

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka ironizuar me opozitën. Ai ka thënë se Opozita po ankohet se nuk ka hapësirë mediale, por prej mëngjesit deri në darkë janë nëpër emisione.

‘’Në çdo debat politik janë rend gjithë kohën, me piskamë tërë ditën. Kjo vetëm tregon se askush nuk ju beson’’, ka thënë deputeti i VV-së.

‘’Opozita po ankohet se nuk ka hapësirë mediale, por në fakt janë të pranishëm prej mëngjesit deri në mbrëmje nëpër emisione e debate të ndryshme’’, ka thënë Bajqinovci.

Më tutje ai ka thënë se opozitën i gjen edhe në emisione për bujqësi e çdo temë tjetër, e prapë ankohen./Indeksonline/

 

Komento: