Bajraktari: Konstatimi i së vërtetës nënkupton shpalljen të pafajshëm dhe lirimin e katërshes së UÇK-së

12:30 | 14 Shkurt 2026
bajraktari:-konstatimi-i-se-vertetes-nenkupton-shpalljen-te-pafajshem-dhe-lirimin-e-katershes-se-uck-se

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se paraqitja e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë shënon një moment të rëdnësishëm në proces jo vetëm të stërzgjatur dhe të karakterizuar me mungesë transparence, por edhe thellësisht të ndjeshëm dhe me peshë historike.

Teksa shkruan se ky është momenti kur drejtësia duhet të flasë qartë, ai thekson se historia e luftës çlirimtare nuk mund të rishkruhet përmes interpretimeve një njëanshme të pabazuara të Prokurorisë.

“Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi. Paraqitja e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, në Dhomat e Specializuara në Hagë, shënon një moment të rëndësishëm në një proces jo vetëm të stërzgjatur dhe të karakterizuar me mungesë transparence, por edhe thellësisht të ndjeshëm dhe me peshë historike. Kjo fazë përmbyllëse nuk është thjesht procedurë formale. Ajo përfaqëson përballjen finale të palëve, të argumenteve, të provave dhe të narrativave që e kanë shoqëruar këtë proces për vite me radhë. Ky është momenti kur drejtësia duhet të flasë qartë, duke u mbështetur vetëm në prova, si dhe në besueshmërinë dhe relevancën reale të tyre. Gjatë këtij procesi, edhe deklaratat përmbyllëse, ashtu sikurse provat e paraqitura nga Prokuroria, rezultuan jobindëse dhe të pamjaftueshme për të mbështetur pretendimet e ngritura në aktakuzë. Provat e Prokurorisë karakterizohen nga fakti se pjesa dërmuese e tyre janë siguruar nga regjimi gjenocidal serb, të shoqëruara me dëshmi të fabrikuara e të ekzagjeruara, si dhe me raporte autopsie në kundërshtim me standardet profesionale”, ka shkruar ai.

Si shqetësim ai ka nënvizuar mes tjeash se provat shfajësuese nuk u morën në konsideratë nga ana e Prokurorisë.

“Po ashtu, mbetet shqetësues fakti se provat shfajësuese nuk u morën fare në konsideratë nga ana e Prokurorisë, ndonëse kjo është detyrim ligjor. Për dallim nga kjo qasje, deklaratat përmbyllëse, si dhe provat e dëshmitë e mbrojtjes, u karakterizuan nga besueshmëria, konsistenca dhe vlerë e lartë provuese, prandaj Prokuroria u përpoq t’i zbehë dhe t’ua minimizojë peshën. Pas përfundimit të deklaratave të Prokurorisë, përfaqësuesit të viktimave dhe mbrojtjes, si dhe përgjigjeve në pyetjet e Trupit Gjykues drejtuar palëve, gjatë javës së ardhshme priten edhe fjalët përmbyllëse të katërshes së UÇK-së”, shkruan Bajraktari.

Bajrakatri thotë se konstatimi i së vërtetës nënkupton shpalljen të pafajshëm dhe lirimin e katërshes së UÇK-së.

“Presim paraqitje me dinjitet, qartësi dhe korrektësi nga çlirimtarët tanë, ashtu siç ishin gjatë gjithë këtij procesi. Historia e luftës sonë çlirimtare nuk mund të rishkruhet përmes interpretimeve të njëanshme e të pabazuara të Prokurorisë.  Në fund të këtij procesi të stërzgjatur, pritja e vetme legjitime është një vendim i drejtë, dhe i mbështetur në prova të pakontestueshme, andaj konstatimi i së vërtetës nënkupton shpalljen të pafajshëm dhe lirimin e katërshes së UÇK-së”, përfundon shkrimin avokati.

Komento: