Bajraktari paralajmëron për ndëshkime ligjore në rast të mosparaqitjes së kryeministrit Kurti në Prokurori

10:08 | 19 January 2025
bajraktari-paralajmeron-per-ndeshkime-ligjore-ne-rast-te-mosparaqitjes-se-kryeministrit-kurti-ne-prokurori


Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, si çdo qytetar tjetër, është i detyruar t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për të dëshmuar, duke e cilësuar këtë si një detyrim ligjor.

Kryeministri sikurse çdo qytetar tjetër është i detyruar t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë për të dëshmuar, është detyrim ligjor, dhe nga ky detyrim nuk përjashtohet as kryeministri i vendit, aq me tepër, i njëjti do të duhej të reflektuar në raport me pozitën që ka”, deklaroi ai.

Ai theksoi se, sipas Kodit Penal, një person i ftuar si dëshmitar mund të ndëshkohet me gjobë, ndërsa për mosparaqitje të përsëritur mund të burgoset deri në një muaj.

“Sipas Kodit të Procedurës Penale, gjegjësisht nenit 132, personi i ftuar me rregull si dëshmitar për çdo mos paraqitjen dhe mos arsyetim të mos paraqitjes, mund të jetë subjekt ndëshkimi, me gjobë deri në 250 euro për çdo mos paraqitje, por nëse kjo bëhet e përsëritur, ai ose ajo edhe mund të burgoset, por jo më shumë se sa një muaj”.

Bajraktari kërkoi që Kurti të reflektojë dhe të përmbushë këtë detyrim.

“Një qasje e tille nuk do të duhet ta aplikonte Kryeministri i vendit, andaj duhet që sa më parë që reflekton në raport me ftesën e prokurorisë”, shprehet ai për “Front Online”.

 

Komento: