
Avokati kosovar, Ardian Bajraktari,thotë se sjellja e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë mund të marr kohë.
Sipas tij, është e domosdoshme involmimi i mekanizmave ndërkombëtar, pasi shteti serb nuk ka vullnet për bashkëpunim.
“Pas identifikimit të trupit të pajetë si dhe ekzaminimeve përkatëse mjeko – ligjore, përmes bashkëpunimit policor të vendeve respektive do të mund të realizohej procesi i kthimit dhe dorëzimit të kufomës për familjen. Shteti serb nuk ka gatishmëri e as vullnet për bashkëpunim, andaj forma e komunikimit realizohet me ndërmjetësimin e mekanizmave ndërkombëtar, përkatësisht UNMIK-ut, dhe rrjedhimisht një proces i tillë mund të marrë kohë”, ka thënë ai.
Bajraktari tha se shteti serb po viktimizohet dhe ka tendenca për ta politizuar këtë rast.
“Një shtet i cili udhëhiqet nga një person i cili me propagandë i ka shërbyer një regjimi gjenocid, edhe nisur nga fakti se fqinji ynë verior akoma vazhdon me qenë rob i kësaj mendësie, atëherë është e pritshme tendenca për ta politizuar këtë rast dhe jo vetëm, duke u viktimizuar”, tha ai për Front Online.