Bajraktari: Vënia e Radojçiqit para drejtësisë është sfiduese për shkak se Serbia nuk bashkëpunon

18:07 | 26 Shtator 2023
bajraktari:-venia-e-radojciqit-para-drejtesise-eshte-sfiduese-per-shkak-se-serbia-nuk-bashkepunon

Ardian Bajraktari, avokat, ka thënë se vënia e Radojçiqit para drejtësisë është veprim jo pak sfidues.

“Sa i përket kryekriminelit Radojçiq, vënia e tij para drejtësisë është veprim jo pak sfidues për faktin se fqiu ynë verior akoma vazhdon të mos bashkëpunojë edhe për çështje mӕ pak të ndjeshme se ky rast e lëre më këtij rasti”, ka thënë Bajraktari në emisionin “Five”.

Bajraktari ka thënë se lidhur me këtë situatë ka bashkëpunim me ndërkombëtarët por sipas tij, është bashkëpunim i vogël.

“Unë jam optimist që organet e rendit me vigjilencën e tyre që treguan në këtë rast duke parandaluar më të keqën, në momentin e parë që haset do ta vendosin atë para përgjegjësisë”, ka thënë tutje Bajraktari.

Avokati Bajraktari ka inkurajuar Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën që të zhvillojë procedurën gjyqësore në prezencë edhe të mekanizmave dhe qarqeve që monitorojnë procesin, sipas tij për ta dëshmuar edhe një herë para botës se sulmi i të dielës ishte i orkestruar nga Serbia.

Komento: