Bajram Begaj i dorëzon Dua Lipës dekretin e shtetësisë shqiptare

13:48 | 27 November 2022

Begaj i dorëzon Dua Lipës dekretin e shtetësisë shqiptare.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar se i ka dorëzuar dekretin e shtetësisë shqiptare, këngëtares së talentuar Dua Lipa.

Begaj ka thënë se Dua Lipa është një pasuri e rrallë për botën e muzikës dhe kudo ku flitet shqip, njofton Klankosova.tv.

“Kënaqësi e veçantë t’i dorëzoja dekretin e shtetësisë shqiptare këngëtares së talentuar dhe të famshme në të gjithë botën!”, ka shkruar Begaj.

“Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë jo vetëm ato personalitete që në të shkuarën kontribuan dhe ndihmuan në krijimin e shtetit të ri shqiptar, por edhe të gjithë ata që me kontributin e tyre në çdo fushë të jetës i japin vlerë identitetin shqiptar dhe na bëjnë krenarë në çdo moment!”.

“Një artiste si Dua Lipa është një pasuri e rrallë për botën e muzikës dhe në të njëjtën kohë një krenari e jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën dhe kudo ku flitet shqip”.

Komento: