Bajram Begaj në Vatikan ka takuar edhe Sekretarin Parolin: Diskutimi u përqendrua edhe në Kosovën

15:25 | 26 Maj 2026
bajram-begaj-ne-vatikan-ka-takuar-edhe-sekretarin-parolin:-diskutimi-u-perqendrua-edhe-ne-kosoven

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka takuar edhe Kardinalin Pietro Paroli, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit.

Begaj shkroi në X se me Parolin kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, ndërsa tha se në diskutimet e tyre ishte edhe Kosova.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit. Diskutimi ynë u përqendrua në marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, zhvillimet ndërkombëtare, Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, shkroi presidenti shqiptar.

Komento: