Qerkini: Hala jemi të fortë, ndërkombëtarët të tregojnë ku i kemi fëmijët.
Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka thënë sot se pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.
Qerkini ka thënë se ata do të dalin të pafajshëm.
“Sot përkujtojmë 11 mijë viktima civile, të gjithë janë vrarët prej krimineleve që dikush e quan konflikt, por ajo ka qenë tmerr.Po na bëhet padrejtësi, duke u nis nga Hashim Thaci e nga të tjerët”.
Qerkini ka shtuar tuje se “ish pjestarët e UÇK-së janë vlerë e Kosovës, hala jemi të fortë, ndërkombëtarët të tregojnë ku janë fëmijtë tanë.”.
“Nuk duam asgjë tjetër përveç liri”, ka deklaruar ai.
Në marshin për drejtësi kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.