Bajram Qerkini: Javën tjetër do të zhvillohen vlerësime të reja të gërmimeve

16:08 | 19 October 2024
bajram-qerkini:-javen-tjeter-do-te-zhvillohen-vleresime-te-reja-te-germimeve


Bajram Qerkini, përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur ka deklaruar për “Front Online” se javën tjetër pritët të ketë gërmime në Koshare.

Sipas tij, në atë lokacion dyshohet për dy persona të komuniteteve.

“Brenda tjetrës javë, pritet të bëhet një vlerësim, ku besohet se janë dy vetë në Koshare, por të komuniteteve”, thotë Qerkini.

Qerkini ka shprehur pakënaqësitë e tij karshi zhvillimeve të gërmimeve.

“Ka vlerësime për gërmime, që kanë qenë edhe përpara e që kanë mbetur në gjysmë, por gërmime në varrezat të cilat kanë premtuar nuk ka. Por, për ato varreza që janë dakorduar mjerisht kanë thanë me Beogradin”, theksoi Qerkini.

Tutje, Qerkini thotë se politika ka stagnuar nga Brukseli për çështjen e të pagjeturve.

“Imazhet satelitore të sakta dhe bashkësia ndërkombëtare na kanë borxh për të treguar se ku janë ato. Organet shtetërore duhet të merren me procedura. Nuk janë në gjendje me pastruar institutin e mjekësisë ligjore. Politika ka stagnuar nga Brukseli”, ka përfunduar Qerkini për “Front Online”.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan 6 mijë e 500 persona të zhdukur.

Shumica prej tyre u gjetën, si rezultat i zhvarrimeve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi. /Front Online /

Komento: