Bajrami e quan Dejona Mihalin si “nëntoka” e VV-së: Të ndëshkohen me votë e ligj

17:08 | 15 October 2024
bajrami-e-quan-dejona-mihalin-si-“nentoka”-e-vv-se:-te-ndeshkohen-me-vote-e-ligj

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti dhe atë që e ka quajtur “nëntoka” e LVV-së duhet të ndëshkohen nga populli dhe ligji.

Bajrami ka thënë se partia në pushtet duhet të përgjigjet se pse Kurti nuk e ka bërë zv.ministre Mihalin apo drejtoreshë të KEK-ut. Sipas Bajrami, Kurti s’e ka bërë një gjë të tillë meqë sipas Bajramit, ato që i ka bërë Dejona Mihali përgjatë këtyre viteve kanë menduar se nuk do të zbulohen kurrë.

 Reagimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje dhe nëntoka e saj duhet të marrin ndëshkimin nga vota e popullit dhe nga dora e ligjit

Ata duhet të përgjigjën në këto dhe pyetje të tjera:

📌  Me gjithë këtë pushtet që i ka dhënë Dejona Mihalit, Albin Kurti pse nuk e ka bërë zëvendëskryeministre?

📌  Pse se ka bërë zëvendëskryeministre dhe ministre të ekonomisë?

📌 Pse se ka bërë drejtore të KEK-ut?

📌 Kush e ka ndalu Albin Kurtin që Dejona Mihalit me i dhanë edhe pushtet formal, me nxjerr nga nëntoka dhe me i koordinu të gjitha ministritë nga një zyre e qeverisë, koordinim që ajo është duke e bë që katër vite nga zyrat e LVV-së?

A e dini pse se na bërë, SEPSE ajo çka bërë Dejona e nëntokës që katër vite është e gjitha joligjore, e Albini ka dashtë që përmes Dejonës të bëhen këto punë joligjore me shpresë që nuk kanë me u zënë kurrë.

Andaj LDK i bën thirrje Prokurorisë e Hetuesisë që të zbardhë secilin koordinim të Qeverisë së Republikës së Kosovës me zyrën parapolitike të LVV-së dhe koston që kanë pagu qytetarët nga ky koordinim.

📌 A kemi pasë nevojë me importu qindra miliona euro energji elektrike?

Kjo është çështja.

📌  Sa na ka kushtu koordinimi me Dejonën në rastin e KEK-ut?

Pra përpos ndëshkim me votë, duhet të ketë edhe ndëshkim nga ana e organeve të drejtësisë për gjithë ata që kanë shkelur çdo ligj dhe kanë bërë pazare në dëm të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

 

 

Komento: