Bajrami i reagon Muratit: Kontrabanda e mallrave, veç me kontrabandë të numrave nuk luftohet

13:38 | 10 November 2024
bajrami-i-reagon-muratit:-kontrabanda-e-mallrave,-vec-me-kontrabande-te-numrave-nuk-luftohet


Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muarti, duke thënë se kontrabanda e mallrave nuk luftohet me “kontrabandë të numrave”

Bajrami ka thënë Murati po e paraqet inflacionin si luftë kundër kontrabndës,

“KONTRABANADA E MALLRAVE, VEÇ ME KONTRABANDË TË NUMRVE NUK LUFTOHET PRA, ministri i financave, ekonomisti i cili kursimet personale i investon në bursa ndërkombëtare, INFLACIONIN në qeverinë e tij po e paraqet si luftë kundër kontrabandës. Ku kemi rënë, një shoqni janë tu e trajtu si analfabetë”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka përmendur edhe deficitin tregtar.

“Ministri i finanancave po thotë gjasat janë që importi ka qënë më i lartë. Pra ministri i financave folë me gjasa për vitin 2015, e me këtë manipulim të shifrave po mundohet me i fshehë faktet që i përplasën në ftyrë për rritjen e deficitit tregtar nga 2.8 miliardë euro në 5 miliardë euro”, ka shkruar ajo.

 

Komento: