Bajrami i thotë Zybës: Nëse i kemi veç tre prokurorë që ja donë të mirën këtij vendi, ju një nga një do të përfundoni në burg

19:12 | 29 Shtator 2024
bajrami-i-thote-zybes:-nese-i-kemi-vec-tre-prokurore-qe-ja-done-te-miren-ketij-vendi,-ju-nje-nga-nje-do-te-perfundoni-ne-burg

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba tha se “Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju.”

Deputetja Bajrami ka kërkuar nga Zyba t’i publikojë faktet, se kush po përfiton e prej kujt.

“Faktet Salih Zyba, ku janë faktet? Kush prej kujt po përfiton? Publikoj emrat, publikoj siç i kanë publiku mediet transaksionet e Martin Berishajt. Krejt nivelet e pushtetit i ke, nuk mundesh me u shërby me gënjështra e trillime duke u çjerrë ”po pëfitoni milionaaa” Kush po përfiton, prej kujt po përfiton?”, ka shkruar Bajrami në reagim.

Ajo tutje ka thënë se korrupsioni i pushtetit nuk mbulohet me shpifjet ndaj tyre.

“Dëgjo mirë çka po them, nëse i kemi veç tre prokurorë që ja donë të mirën këtij vendi, ju një nga një do të përfundoni në burg”, ka thënë Bajrami.

Postimi  i saj i plotë:

 

Komento: